Sheqerinska: NATO është e gatshme që ta pret Maqedoninë si anëtare të 30-të të saj

Maqedonia

Sheqerinska: NATO është e gatshme që ta pret Maqedoninë si anëtare të 30-të të saj

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 16:24
Radmill Sheqerinska së bashku me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Maqedoni, ishin për vizitë në kazermën e “Ilindenit”.

Ministrja e mbrojtjes, Radmill Sheqerinska së bashku me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Maqedoni, ishin për vizitë në kazermën e “Ilindenit”.

Gjatë vizitës në kazermën “Ilinden”, Sheqerinska tha se më shumë se 4.000 trupa të armatës sonë marrin pjesë në misione të ndryshme të udhëhequra nga NATO në vitet e kaluara.

Sekretari i Aleancës, Stoltenberg tha se ushtarët e ARM-së janë të trajnuar mirë dhe janë të gatshëm të bëhen pjesë e operacioneve të rënda dhe përpjekje për stabilizim në shumë vende të botës. Ai iu falënderua për pjesëmarrjen në misionet e NATO-s dhe tha se anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë do të jetë përparësi për NATO-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat