Kotzias: Marrëveshja për emrin do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë

Maqedonia

Kotzias: Marrëveshja për emrin do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 10:44
Niko Kotzias

Marrëveshja për emrin çka e ka sjell qeveria në Kuvend do të votohet me shumicën absolute, nga 150 deputetë, tha shefi i diplomacisë greke, Niko Kotzias në intervistë për radion “Real fm”.

Ministri i jashtëm grek sqaron se është i vetëdijshëm për qëndrimin e partnerin e koalicionit të qeverisë, Panos Kammenos, por kjo nuk do të jetë pengesë për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë.

“E kemi parasysh se çka thotë partneri i koalicionit në qeveri, por vendimi në qeveri merren nga shumica dhe shumë është e qartë se kush e zotëron shumicën absolute. Partneri i koalicionit është gjithmonë shumë produktiv dhe vyeshëm, për këtë çështje ka pozicionet e tij, dëshiron t’i tregojë, ajo është e drejtë e tij demokratike. Por edhe njëherë përsërisë qeveria greke do ta miratojë marrëveshjen në Kuvend, në Kuvend ka shumicë dhe këtë e thash edhe vitin e kaluar, se nuk do të votohet nga të gjitha partitë, por nga shumica e deputetëve”, tha Kotzias.

Shefi i demokracisë greke i bënë thirrje Demokracisë së Re, që kur të paraqitet marrëveshja në Kuvend, mos ta lëshojë Kuvendin, por të qëndrojnë dhe tu jepet mundësi deputetëve të tyre që secili të votojë si të dojë, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat