Shkup, lëndohet rëndë 11-vjeçari nga goditja e autobusit

Maqedonia

Shkup, lëndohet rëndë 11-vjeçari nga goditja e autobusit

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë njofton se gjatë dtës së djeshme rreth orës 16:00 në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup një fëmijë 11-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi është goditur nga një autobus.

Siç thuhet në raportin e MPB-së, D.N (52) nga fshati Mralinë i Shkupit, duke drejtuar autobusin “Laz” ka goditur një fëmijë 11-vjeçar nga Shkupi. Pas aksidentit me Ndihmën e Shpejtë fëmija është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Nga MPB thonë se kanë kryer hetime në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat