Meta: Uroj që 1 tetori të hapë perspektivë të re në intergimin evropian të Maqedonisë

Maqedonia

Meta: Uroj që 1 tetori të hapë perspektivë të re në intergimin evropian të Maqedonisë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 19:39
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në takimin e sotëm në Tiranë me ministrin e kulturës të Maqedonisë, Asaf Ademi, duke uruar 27 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, uroi referendum të suksesshëm më 30 shtator.

“Uroj që 1 tetori të hap perspektivë të re në integrimin evropian dhe evro-atlantik të Maqedonisë, për një ardhmëri më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit”, deklaroi Meta. Ai e përshëndeti përparimin e arritur nga Maqedonia, veçanërisht në lidhje me “çështjet kyçe që kërkojnë guxim dhe vendosmëri të madhe politike dhe shtetërore”.

Meta e vlerësoi bashkëpunimin dypalësh mes dy shteteve, me besim se agjenda e dakorduar mes dy qeverive në takimin e Pogradecit do të zbatohet nga të dy shtetet. Ai shtoi se faktori shqiptar në Maqedoni ka mundësi të re për të dëshmuar qasjen e paluhatshme për integrimin e vendit duke u angazhuar me tërë energjinë për suksesin e referendumit të 30 shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat