Maqedoni, KSHZ publikon numrin e saktë të votuesve për referendumin e 30 shtatorit

Maqedonia

Maqedoni, KSHZ publikon numrin e saktë të votuesve për referendumin e 30 shtatorit

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 23:17
Ilustrim

Kryetari I KSHZ së Oliever Derkovski i bëri të ditura detajet, duke theksuar se përvec këtyre shifrave 1.558 votues janë në listen e mbajtjes së dënimit me burgim apo janë të arrestuar, 2.694 votues janë të regjistruar në regjistrin për votim në shtete të huaja dhe 104 votues janë regjistraur në certifikatën e vecantë si antar të këshillave zgjedhor të cilët do të realizojnë votimin në shtete të jashtme.

“Pas zbatimit të ndryshimeve në listen e votuesve të cilët pasuan nga hetimi publik KSHZ e përmbylli listen e votuesve me këtë gjendje.Numri total i votuesve të regjistruara në Kodin Zgjedhor janë 1 milion 806 mij e 336. Në certifikatat e listës së votuesve për votim në Maqedoni janë regjistraur një milion e 725 mij e 913 votues ,në certifikatën e vecantë të listës së votuesve për personat të cilët në pajtueshmëri me evidencen e organave kompetente janë jashtë për punë të përkohshme apo qëndrim në vend të huaj dhe nuk kanë parashtruar fletparaqitje për votim në përfaqësitë diplomatike apo zyrat konsullare janë 706 mij e 60 votues”, theksoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat