Shoqata qytetare maqedonase “Rilindje” kërkon dorëheqjen e Qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

Shoqata qytetare maqedonase “Rilindje” kërkon dorëheqjen e Qeverisë së Maqedonisë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 12:35
Qeveria e Maqedonisë

Shoqata qytetare maqedonase “Rilindje” përmes një kumtese ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të ju bashkëngjiten sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe bashkërisht, siç thonë ata në kumtesën e tyre, me fjalim protestues të fillojnë me urimin e festës më të madhe kombëtare dhe shtetërore – Dita e Pavarësisë së Maqedonisë.

“Pikërisht në këtë ditë të pavarësisë, do të dërgojmë kërkesën e hapur deri në Qeveri që të japin dorëheqje, për shkak se kjo qeverisje e bën shtetin të varur nga faktorë të ndryshëm, që edhe shkatërron legjitimitetin, dinjitetin, sovranitetin dhe të gjitha veçantitë e shtetit të pavarur dhe të mos shkaktoj dëm të mëtutjeshme ndaj shtetit dhe pavarësisë  së Maqedonisë. I japim afat prej 48 orëve që të japin dorëheqje. Nëse nuk e bën këtë do të veprojmë sipas planit operativ dhe strategji me të gjitha mjetet e lejuara, demokratike dhe jo të dhunshme, deri në dorëheqje”, thuhet në kumtesën e shoqatës qytetare maqedonase “Rilindja”.

Gjithashtu, siç theksohet në kumtesën e tyre ata kërkojnë edhe moratorium të njëanshëm të zgjidhjeve të çështjeve politike maqedonase, duke potencuar se do të ketë nënshkrim solemn të deklaratës së popullit maqedonas dhe vijat e kuqe të tij me strategji për mbrojtjen e emrit të Republikës së Maqedonisë dhe identitetit, gjuhës, historisë dhe kulturës maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat