“E majta” në Gostivar bëri thirrje për bojkotimin e referendumit

Maqedonia

“E majta” në Gostivar bëri thirrje për bojkotimin e referendumit

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 16:49
Partia politike “E majta”

Partia politike “E majta” ju bëri thirrje qytetarëve të Gostivarit ta bojkotojnë referendumin e ardhshëm me arsyetim se është mekanizmi i vetëm për kundërshtimin e pushtetit dhe përpjekjeve të tij për integrimin e Maqedonisë në NATO.

Këtë mes tjerash e porositën anëtarët e udhëheqjes më të ngushtë të së Majtës, Hakan Rexhep Ismaili, Zoran Vasilevski dhe Xhejlan Veliu në tribunën titulluar “Bojkoti si vetëmbrojtje” që u mbajt në sallën e vogël në Qendrën për Kulturë në Gostivar.

Në fjalimet ata iu referuan marrëveshjes së Prespës e cila sipas Vasileski e dëmton principin dhe të drejtën e vetëvendosjes të popujve dhe bën revizionizmin historik. Ai shtoi se marrëveshje me Greqinë nuk ndikon në mënyrë kohezive dhe unifikuese por më shumë e thellon ndarjen etnike në Maqedoni.

Qëndrimi i së Majtës i cili ishte shfaqur në tribunën rreth karakterit këshillues të referendumit është se me pyetjen e parashtruar ata në mënyrë nënvlerësohet dhe manipulohet vullneti i popullit dhe e dëmton demokracinë e vendit. Për atë arsye, siç ishte theksuar në fjalimet, bojkoti është i vetmi mekanizëm i saktë politik për të siguruar rezistencë të elitave qeverisëse dhe politikat e tyre shkatërruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat