Talat Xhaferi takon Merkel në drekën shtruar për nder të saj

Maqedonia

Talat Xhaferi takon Merkel në drekën shtruar për nder të saj

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 17:35
Merkel- Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, nga radhët e partive shqiptare atje, Talat Xhaferi ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel.

Takimi ka ndodhur gjatë drekës së punës së shtruar për nder të saj nga presidenti maqedonas Zoran Zaev.

“Në atmosferë të sinqertë dhe transparente, kryetari Xhaferi e njoftoi kancelaren Angela Merkel me rolin e Kuvendit, të deputetëve dhe të grupeve parlamentare në udhëheqjen e fushatës për referendumin në të cilin qytetarët do të duhet të vendosin për marrëveshjen me Greqinë fqinje.  Ai veçanërisht e theksoi nevojën për një fushatë konstruktive dhe jashtëzakonisht pozitive, për arsye se bëhet fjalë për realizimin e interesave strategjikë të shtetit dhe të gjithë qytetarëve. Prandaj, shprehu besim në rezultatin pozitiv më 30 shtator”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Xheferit, në Facebook, ku ndër të tjerash janë publikuar edhe disa fotografi.

Xhaferi thuhet të ketë folur për aktivitetet tjera parlamentare, para së gjithash për realizimin e reformave të cilat janë në frymën e fillimit të negociatave me BE-në.

“Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhafer edhe njëherë shprehu falënderim për angazhimin personal të kancelares Merkel, si edhe për ndihmën e deritanishme që e pranojmë nga Gjermania, pikërisht në drejtim të realizimit të përcaktimeve tona strategjike, respektivisht anëtarësimi në BE dhe NATO. Kancelarja Angela Merkel, edhe njëherë e vlerësoi pozitivisht rolin e Kuvendit në përgatitjen dhe zbatimin e referendumit dhe theksoi se Gjermania, edhe më tutje mbetet partner strategjik, si në proceset eurointegruese, ashtu edhe në marrëdhëniet bilaterale”, thuhet më tej në postimin e Xhaferit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat