Filloi protesta në Selanik kundër marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Filloi protesta në Selanik kundër marrëveshjes së Prespës

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 19:19
Selanik

Me flamuj grek, me pankarta ku thuhet se Maqedonia është greke, pa shënime partiake dhe pa bina dhe folës, në Selanik në ora 18:00 filloi protesta kundër marrëveshjes së Prespës e organizuar nga “Shoqata maqedonase” dhe “Komiteti për luftë për Maqedoninë”.

Siç raportojnë nga AIM, demonstratat u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë në Selanik, ndërsa me protestë nëpër rrugët do të arrijnë në objektin ku mbahet panairi ndërkombëtar ku do të mbajë fjalim Kryeministri grek, Alexis Tsipras.

“Politikanë tradhtarë” dhe “Greqia, Greqia, Maqedonia”, janë pjesë e sloganeve që brohorasin qytetarët e mbledhur.

Siç ishte raportuar më parë, në Selanik është nën masa të mëdha sigurie për shkak të mysafirëve nga ShbA-të, por edhe për shkak të protestave të paralajmëruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat