Ahmeti takon ambasadorin norvegjez: Referendumi për Evropë dhe NATO do të jetë i suksesshëm

Maqedonia

Ahmeti takon ambasadorin norvegjez: Referendumi për Evropë dhe NATO do të jetë i suksesshëm

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 21:25
Ahmeti takon ambasadorin norvegjez

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot  ka takuar ambasadorin e Norvegjisë Arne Sanes Bjornstad ku ka  theksuar gadishmërinë e lartë të të gjitha strukturave të BDI-së për një referendum të suksesshëm.

"Kryetari Ahmeti e ka njoftuar ambasadorin Bjornstad për përgatitjet e Bashkimit Demokratik për Integrim në vigjilje të referendumit dhe ka theksuar gatishmërinë e lartë të të gjitha strukturave të BDI-së për të kontribuar për rezultat të suksesshëm më 30 shtator. Ahmeti gjithashtu e ka përsëritur rolin e rëndësishëm të opozitës, duke i bërë thirrje që të jetë pjesë  e përfundimit të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt Brukselit", informojnë nga partia. 

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar  edhe për dialogun Kosovë-Serbi, siç theksojnë nga partia, e ka mbështetur midis Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje përfundimtare për njohje të ndërsjellë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat