OBRM-PDUKM: Populli nuk pajtohet që ky shtator të jetë i fundit ku do të festohet pavarësia

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Populli nuk pajtohet që ky shtator të jetë i fundit ku do të festohet pavarësia

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 10:32
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një kumtese, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “populli nuk pajtohet që ky shtator të jetë i fundit ku do të festohet pavarësia e Republikës së Maqedonisë. Populli e lexoi Zoran Zaevin dhe qëllimin e tij që ta fshijë historinë, traditën dhe kulturën dhe për këtë shkak refuzoi festën ku duhet të promovohet ndryshimi i Kushtetues dhe identitetit”.

“Ardhmëria e Republikës së Maqedonisë nuk guxon të varet nga persona të cilët nuk mund të zgjedhin as flamur të një shtetit, mik i Maqedonisë. Identiteti kombëtar nuk mund të jetë monedhë tregtare për politikanë të paaftë që janë të interesuar vetëm të sigurojnë bursa për fëmijët e tyre. Emri nuk është në pronësi të kriminelëve të cilët e rëndësishme është vetëm vjedhjen e sa më shumë parave të qytetarëve përderisa janë në qeveri”, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se LSDM-ja dëshmoi se janë të kualifikuar vetëm për dhënien e tenderëve të afërta me udhëheqjen e tyre, dhe sipas OBRm-PDUKM-së në këtë punë assesi të gabojnë.

“Kur bëhet fjalë për realizimin e projekteve në interes të të gjithë qytetarëve, LSDM-ja është plotësisht e paaftë”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se ekipi i qeverisë nuk ishte në gjendje të bëj dallimin midis flamujve të dy vendeve të ndryshme gjatë vizitës zyrtare të niveli më të madh dhe se kancelari Sebastin Kurz ishte i befasuar nga pritja me flamur të Letonisë.

Ata thonë se amatorizmi dhe joserioziteti i LSDM-së e turpëroi Maqedoninë.

“Marrëveshja me Greqinë është vetëm perde tymi derisa në sfond keqpërdoret secila mundësi të vidhen paratë e qytetarëve. Aj është i dëmshëm maksimalisht. Qytetarët shohin se kjo marrëveshje jo vetëm që ndryshon emrin por edhe rrezikon gjuhën dhe identitetin. Kjo sjellje anti-shtetërore e LSDM-së duhet të ndalojë. Zoran Zaevi duhet të ikë. Vetëm kështu Maqedonia do të fitojë”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat