Ahmeti u takua me ambasadorin e misionit të OSBE/ODIHR në Maqedoni, Jan Petersen - Bota Sot
Ahmeti u takua me ambasadorin e misionit të OSBE/ODIHR në Maqedoni, Jan Petersen

Maqedonia

Ahmeti u takua me ambasadorin e misionit të OSBE/ODIHR në Maqedoni, Jan Petersen

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 13:30
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua me ambasadorin e misionit të ODIHR në Maqeoni, Jan Petersen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua me ambasadorin e misionit të ODIHR në Maqeoni, Jan Petersen.

Nga kjo parti, kumtua se Ahmeti dhe Peterseni kanë diskutuar rreth referendumit të 30 shtatorit, marrëveshjen e Prespës, si dhe për situatën politike në vend.

Ahmeti ka informuar ambasadorin Petersen se Bashkimi Demokratik për Integrim është përkushtuar për organizim të suksesshëm të referendumit dhe se tashmë është formuar Shtabi Qendror, si dhe 35 shtabe komunale, përderisa në teren fushata do të fillojë nesër me qytetarët e Tetovës.

Ahmeti ka biseduar edhe për rëndësinë e referendumit që paraqet mundësi që më në fund qytetarët t orientohen për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, duke pasur parasysh se thuajse dy dekada, mbi 80% e qytetarëve përkrahin anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ahmeti shfrytëzoi rastin për të ftuar edhe një herë opozitën që të del më 30 shtator dhe të bëhet pjesë përbërëse e suksesit të përbashkët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...