Me parashtrimin ne dëshmive materiale vazhdon seanca për “Thesarin”

Maqedonia

Me parashtrimin ne dëshmive materiale vazhdon seanca për “Thesarin”

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:01
Gjykata

Me parashtrimin e dëshmive materiale të Prokurorisë Speciale Publike sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për lëndën “Thesari” për furnizimin e pajisjes elektronike-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim.

Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale janë ish-drejtori i DZK Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq.

Para fillimit të seancës së sotme të kryetari i këshillit gjyqësor, gjykatësja Xheneta Bektoviq njoftoi se i pandehuri Toni Jakimovski ka parashtresë për shlyerje të aktvendimit kushtëzues.

I pandehuri Sasho Mijallkov kërkoi nga gjykata nxjerrje të plotë të dëshmive, respektivisht që të lexohet gjithë përmbajtja e dëshmive, që siç tha, t’i bëhet e qartë opinionit për çka bëhet fjalë.

Për rastin janë parashtruar mbi 900 dëshmi materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat