Formohet Komitet i përbashkët mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjet historike dhe arsimore

Maqedonia

Formohet Komitet i përbashkët mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjet historike dhe arsimore

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:11
Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras

Është formuar Komitet i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve (KPIE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Në përbërjen e Komitetit nga pala e Maqedonisë ka shtatë anëtarë, në krye me ambasadorin Viktor Gaber.

Për formimin e komitetit të përbashkët kanë njoftuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme në Greqisë. Ndërsa anëtarët e këtij komiteti do të jenë të njëjtë në numër (7 anëtarë) nga të dy shtetet, ndërsa kryetar është zgjedhur zv.ministri grek për Punë të Jashtme, Markos Bolaris.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot njoftoi se ky komitet është formuar në pajtim me nenin 8 paragrafi 5 nga marrëveshja përfundimtare mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, të nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018 (Marrëveshja e Prespës).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat