Sugareski: Autostrada Shkup-Bllacë do të ndërtohet në dy faza, shuma e saktë pas projektimit - Bota Sot
Sugareski: Autostrada Shkup-Bllacë do të ndërtohet në dy faza, shuma e saktë pas projektimit

Maqedonia

Sugareski: Autostrada Shkup-Bllacë do të ndërtohet në dy faza, shuma e saktë pas projektimit

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:57
Goran Sugareski

“Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore punon në projektin për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, e cila mund të fillojë në pranverë të vitit të ardhshëm, ndërsa do të zhvillohet në dy faza”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Ai informoi se në fazën e parë do të ndërtohen 1.6 kilometra, ndërsa paralelisht do të projektohet një pjesë prej 10 kilometrash, pas së cilës do të punohet paralelisht.

“Në pajtim me vendimin e Këshillit Ekonomik që e kemi sjellë, prioritet kryesor është rruga Shkup-Bllacë, paralelisht me ndërtimin e autostradës nëpër Maqedoni, kështu që pritet që në pranverën e ardhshme të fillojë të ndërtohet”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Komunën e Haraçinës.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani kohë më parë deklaroi se ndërtimi i autostradës do të kushtojë 100 milionë euro, por ministri dikasterial thekson se nuk dëshiron të spekulojë dhe se shuma e saktë do të dihet kur të përfundojë projektimi.

Në fund të muajit skadon afati për përfundimin e ndërtimit të autostradës Milladinovc (Shkup) – Shtip, në gjatësi prej 47 kilometrash, për të cilën sipas Ministrisë resore, është e mundur shtyrje e vogël e afatit, për vendosje të sinjalizimit dhe aktiviteteve të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...