Tsipras: Shpresoj për referendum të suksesshëm në Maqedoni - Bota Sot
Tsipras: Shpresoj për referendum të suksesshëm në Maqedoni

Maqedonia

Tsipras: Shpresoj për referendum të suksesshëm në Maqedoni

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 18:15
Kryeministri grek Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka shprehur shpresë për referendum të suksesshëm në Maqedoni si dhe bindjen se parlamenti grek do ta miratojë me shumicë votash marrëveshjen për emrin e arritur me Shkupin.

“Kemi marrëveshje të rëndësishme, e cila, nëse ratifikohet në referendumin e ardhshëm në vendin fqinjë, do të jep nxitje të rëndësishme që Selaniku në Greqinë veriore të bëhet forcë lëvizëse e zhvillimit dhe se do t’ia hapë rrugën Greqisë që të bëhet fuqi kryesore në rajonin e Ballkanit”, ka deklaruar Tsipras të dielën në një konferencë për medie.

Kryeministri grek ka pretenduar se qeveria e tij do ta përfundojë mandatin katërvjeçar përkundër mospajtimeve me partnerin e koalicionit për shkak të marrëveshjes kontestuese për emrin e Maqedonisë.

Sipas fjalëve të Tsiprasit, partneri i tij i koalicionit Panos Kamenos, lideri i partisë Grekët e Pavarur, nuk do ta kërcënojnë rimëkëmbjen dhe stabilitetin politik të vendit.

“Ky vend ka nevojë për stabilitet politik”, ka porositur Tsipras duke theksuar se Greqia nuk i është nënshtruar presionit ndërkombëtar me qëllim të arritjes së marrëveshjes për emrin e Maqedonisë.

“Askush nuk na ka bërë presion për këtë çështje. Në momentin kur është zgjedhur qeveria përparimtare në vendin fqinjë, e kemi shfrytëzuar rastin”, ka përfunduar Tsipras.

Referendumi në Maqedoni është caktuar për 30 shtator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...