Filloi protesta para ASHAM-it, pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Maqedonia

Filloi protesta para ASHAM-it, pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 12:04
Foto

Rreth tridhjetë persona sot dolën dhe protestuan para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) ku po zhvillohet debati shkencor me temë “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet mbi integrimet Euroatlantike të Republikës së Maqedonisë” në të cilën do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, zv. kryeministri Bujar Osmani, ambasadori amerikan Jess Baily dhe diplomat tjerë nga vendet e ndryshme, njofton “Makfax”.

Qytetarët protestojnë, siç thonë, të shprehin pakënaqësitë e tyre për marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë. Ata shprehën se ndjehen të shqetësuar nga rrezikimi i pavarësisë të Republikës së Maqedonisë dhe kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë së Zaevit.

Ata kërkojnë që të pranohet në debatin e sot në ASHAM deklarata e popullit maqedonas për linjat e saj të kuqe dhe strategjisë për mbrojtjen e emrit, identitetit, gjuhës, historisë dhe kulturës së shtetit. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat