LSDM: OBRM-PDUKM t’ju bëj thirrje anëtarëve të saj të votojnë për Maqedoni evropiane

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM t’ju bëj thirrje anëtarëve të saj të votojnë për Maqedoni evropiane

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 18:19
LSDM

Nëpërmjet një kumtese të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “OBRM-PDUKM-ja duhet të tregohet e përgjegjshme për shtetin dhe për momentin historik dhe në vend të thotë të pavërteta, të përfshihet në procesin që çon Maqedoninë në BE dhe NATO”.

“Marrëveshja e arritur me Greqinë i hap perspektivat euroatlantike dhe forcon dhe mbron identitetin maqedonas. Me marrëveshjen, Greqia pranon identitetin maqedonas, ndërsa veçantia maqedonase është vërtetuar një herë e përgjithmonë. Me hyrjen në BE dhe NATO, gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik bëhen zyrtare në bashkësi nga mbi 500 milionë njerëz. Kjo është mbrojtje e përhershme e gjuhës maqedonase”, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM.

Sipas LSDM-së, marrëveshja me Greqinë është mundësi më e mirë dhe korrekte për qytetarët e Maqedonisë dhe se me këtë marrëveshje hapet rruga për hyrje në BE dhe NATO më identitet të mbrojtur dhe të garantuar maqedonas.

“OBRM-PDUKM-ja sot duhet t’i thërrasë anëtarët dhe simpatizuesit e saj të shfrytëzojnë mundësinë historike, të dalin në referendumin e 30 shtatorit dhe të votojnë për hyrje në BE dhe NATO, të votojnë për Maqedoni evropiane”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat