Maqedoni, 11 gazetarë dhe 10 gjyqtarë themeluan trupin gjyqësor-mediatik

Maqedonia

Maqedoni, 11 gazetarë dhe 10 gjyqtarë themeluan trupin gjyqësor-mediatik

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 20:46
Shoqata e gjyqtarëve

Shoqata e gjyqtarëve në seancën e sotme të bordit drejtues, e miratoi vendimin për krijimin e trupit gjyqësor-mediatik për zhvillimin e marrëdhënieve mes gjyqtarëve dhe gazetarëve, me qëllim të afirmimit të mëtutjeshëm të transparencës gjyqësore.

Trupi gjyqësor-mediatk është prodhimi final i projektit dy vjeçar “Përforcim i rolit dhe pavarësisë së gjyqtarëve në Republikën e Maqedonisë”, të cilën e zbatuan Shoqata e gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasada e ShBA-ve në Republikën e Maqedonisë.

Trupi gjyqësor-mediatik është mekanizmi i parë ku gazetarët dhe gjyqtarët kanë mundësi të bisedojnë dhe zgjidhin çështje të cilët janë të interesit të përbashkët.

Baza ligjore për ekzistimin është bazuar në analizën ligjore të gjendjeve të transparencë gjyqësore. Autor i analizës është juristi Andrej Bozhinovski, udhëheqës i projektit është gjyqtari Xhemail Saiti, ndërsa kryetar i grupit punues është Shpend Devaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat