Maqedoni, në muajin korrik janë dhënë 276 leje për ndërtim

Maqedonia

Maqedoni, në muajin korrik janë dhënë 276 leje për ndërtim

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 09:54
Ilustrim

Në korrik të këtij viti në Maqedoni janë dhënë 276 leje për ndërtim ose për 34.6 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak, me të cilat është paraparë ndërtimi i 648 banesave me hapësirë të përgjithshme të dobishme prej 53.243 metra katrorë në vlerë prej 4.671 miliardë denarësh, që është për 200.4 për qind më shumë në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, nga numri i përgjithshëm i lejeve për ndërtim, 146 (52.9 për qind) janë të dedikuara për objekte për ndërtim të lartë, 39 (14.1 për qind) për objekte për ndërtim të ulët dhe 91 (33 për qind) për objekte për rekonstruktim.

Nga gjithsej 276 objekte, në 161 ose 58.3 për qind si investues janë paraqitur persona fizikë, ndërsa në 115 gjegjësisht 41.7 për qind investitorë janë subjekte afariste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat