Departamenti Amerikan i Shtetit shpreson për referendum të suksesshëm në Maqedoni

Maqedonia

Departamenti Amerikan i Shtetit shpreson për referendum të suksesshëm në Maqedoni

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 09:05
Departamenti Amerikan i Shtetit

Në prag të vizitës së sotme ndihmës-sekretarit shtetëror për Evropën dhe Euroazi, Wess Mitchell në Maqedoni, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) shpreson për sukses në referendum dhe sërish e përmendi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Prespës.

Në një deklaratë për AIM, zëdhënësi theksoi se Departamenti i Shtetit theksoi se zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë do të mundësojë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s si Maqedonia Veriore.

“Kjo do ta lehtësojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, me çka do të kenë dobi dy vendet, e ajo është përforcimi i sigurisë rajonale dhe nxitja e zhvillimeve”, thonë nga DASH.

Më tej, nga Departamenti i Shtetit edhe një herë përsëritën se e mbështesin Marrëveshjen e Prespës dhe e vlerësojnë lartë vizionin e shprehur, inkurajimin dhe këmbënguljen e kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Përndryshe, nga Shkupi Mithcell largohet për udhëtim në Athinë, ndërsa para se të udhëtojë në Maqedoni ishte për vizitë në Tbilisi, Gjeorgji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat