Tanja Fajon: Çdo herë do ta mbështesim Maqedoninë

Maqedonia

Tanja Fajon: Çdo herë do ta mbështesim Maqedoninë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:38
Tanja Fajon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka shprehur mbështetje për Maqedoninë, në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Ajo ka qenë e pranishme gjatë fjalimit të sotëm të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, para eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, ndërsa shkruan se Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian do ta mbështesin edhe më tej Maqedoninë.

“Zoran Zaev tha se beson se referendumi më 30 shtator do të jetë i suksesshëm dhe do të jetë fillimi i realizimit të ëndrrës evropiane. Ne Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, çdo herë ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë”, ka shkruar Fajon në Twitter.

Përndryshe, kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij tha se me marrëveshjen e Prespës, Maqedonia në Evropë do të pranohet si “Republika e Maqedonisë Veriore” me gjuhë dhe identitet të garantuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat