Civil: Partitë politike nxisin nacionalizmin në vend

Maqedonia

Civil: Partitë politike nxisin nacionalizmin në vend

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 21:59
Civil

Partitë politike janë gjeneratorët kryesorë të nxitjes së nacionalizmit. Kështu tregojnë të dhënat e anketës së realizuar nga Organizata “Civil”. Sipas kësaj organizate, Institucionet nuk kanë kapacitete dhe nuk janë të gatshëm të përballen me nacionalizmin, diskriminimin, apelet për dhunë dhe gjuhën e urrejtjes.

Qytetarët e dinë shumë mirë dallimin e nacionalizmit dhe patriotizmit, e dinë shumë mirë se çka do të thotë ta duhet vendi dhe cilat janë pasojat e urrejtës së një bashkësie etnike ose të ndonjë shteti. Nacionalizmi është mjet më të cilën shërbehen elemente dhe struktura destruktive në vend. Ata e pengojmë procesin demokratik në vend, tha Xhabir Deralla, “Civil”.

Gazetarja Santa Argirova tha se nacionalizmi shkatërron vendin dhe se qëndron një vijë shumë e hollë që ndanë nacionalizmin nga patriotizmi. Ajo shtoi se vendi kishte shumë situata të tilla kur disa ishin patriot e disa tradhtar.

Referendumi, kush është patriot e kush tradhtarë, a duhet të votohet apo të bojkotohet? Unë kështu them, nëse e humbisni të drejtën për të votuar për diçka pro ose kundër, askush nuk është fajtor por vetëm ju. Askush nesër nuk do të vërej se dikush ka bojkotuar, ndoshta ky është një qëndrim por çfarë qëndrimin kur flasim për të ardhmen në të cilën jeton ti dhe fëmijët e tu, u shpreh Santa Argirova, gazetare.

Anketa e realizuar në kuadër të projektit “Jo Nacionalizëm, Po Patriotizëm” në tërë territorin e vendit dhe në të janë anketuar qytetarë dhe krijues të opinionit publik në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat