Ahmeti: Të bëhemi vendi i 30 në NATO

Maqedonia

Ahmeti: Të bëhemi vendi i 30 në NATO

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 22:42
Bashkimi Demokratik për Integrim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar me aktivitetet e veta në kuadër të fushatës për referendum duke qëndruar në mesin e qytetarëve të Prespës prej të cilëve u kërkua që të jenë pjesë e fitores më 30 shtator duke votuar “PËR Maqedoninë në NATO”.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti potencoi para qytetarëve të Prespës se ky është një moment i pa përsëritshëm dhe se më 30 shtator vendosen fatet e popujve që jetojnë në këto hapësira.

“Ky referendum ka një specifikë pasi së bashku jemi për një qëllim. Është moment i parë që në historinë e Republikës së Maqedonisë, që dy komunitet më të mëdha shqiptar dhe maqedonas rrugëtojnë dhe punojnë që ky referendum të jetë i suksesshëm dhe ne të anëtarësohemi si hapi i parë në NATO. Ne, ftesë për anëtarësim kemi dhe pas përfundimit të zbatimit të kësaj marrëveshje, pritet edhe ratifikimi nga të gjitha vendet anëtare të NATO-së me çka ne presim brenda 15 muajsh me të gjitha të drejtat të bëhemi vendi i 30 në aleancën më të madhe ushtarako-politike të quajtur NATO. Ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm presim të nënshkruhet marrëveshja për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” u shpreh lideri i BDI-së, Ahmeti.

Në shoqëri të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, para qytetarëve të Prespës qëndruan, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, deputeti Agim Shaqiri dhe Valmir Aziri sekretar shtetëror në Ministrin e Kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat