KSHZ vendosi që shtypshkronja “Kiro Dandaro” të shtyp fletëvotimet për 13 milionë denarë

Maqedonia

KSHZ vendosi që shtypshkronja “Kiro Dandaro” të shtyp fletëvotimet për 13 milionë denarë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 14:12
Ilustrim

Kryetari KSHZ-së, Oliver Derkovski, informoi se për arsye sigurie pamjen e fletëvotimit komisioni do ta vërtetojë në seancë të mbyllur për publikun, se në shtypjen e fletëvotimeve janë paraqitur tre shtypshkronja, por se komisioni ka vendosur që këtë ta bëj shtypshkronja “Kiro Dandaro”. Është konsideruar se mbrojtja e fletëve të votimit ishte në nivelin më të lartë të mundshëm për të shmangur çdo spekulim të mundshëm.

Për shumën prej 13 milionë denarëve për shtypjen e fletëvotimeve, Derkovski tha se është ulje në krahasim me paratë e shpenzuara për fletëvotimet e zgjedhjeve të 2016 (rreth 49 milionë denarë) dhe të vitit 2012 (28 milionë denarë).

Anëtarët e komisionit miratuan udhëzimin për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme në referendum. fletëvotim i vlefshëm do të konsiderohet ai fletëvotim i cili, siç tha anëtarja e KSHZ-së, Elizabeta Postolovska do të rrethohet “për” ose “kundër” me një stilolaps ngjyrë të kaltër.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, më pak se 10 votues janë në 81 vendvotime në 27 komisione zgjedhore komunale. Në këto qendra votimi, votimi në referendum nuk do të zhvillohet, por këta qytetarë do të drejtohen në qendrën më të afërt të votimit. Votimi në referendum më 30 shtator do të zhvillohet në 3.480 vendvotime, dhe sipas Listës zgjedhore, të drejtën vote kanë 1.806.336 qytetarë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat