Masë e re e Qeverisë së Maqedonisë për rikualifikimin e të papunëve sipas nevojave të kompanive

Maqedonia

Masë e re e Qeverisë së Maqedonisë për rikualifikimin e të papunëve sipas nevojave të kompanive

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:11
Qeveria

Masa e re “Mundësi për të gjithë” e cila përfshin rikualifikimin e personave të papunë në pajtim me nevojat e ekonomisë, e propozuan sot zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Masa, e cila duhet të jetë pjesë nga Plani veprues për punësim për vitin 2019 të Qeverisë, u sqarua në sesionin informativ në të cilin morën pjesë edhe njerëzit e parë të odave ekonomike, asociacioneve të biznesit dhe organizata të tjera.

Koço Angjushev tha se ideja është të tejkalohet një prej problemeve më të mëdha që i kanë pronarët me mungesë e kuadrove, ndërsa nga ana tjetër t’u ndihmohet personave të papunë me atë që do t’u ofrohet rikualifkim gjashtëmujor i cili do të mbështet nga shteti.

Propozimi është në nivel të komunave të bëhen analiza për arsimin e të papunëve, ndërsa kompanitë të nominojnë vende pune.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska tha se ideja është përmes dialogut me komunitetin e biznesit të krijohen masa adekuate me të cilat do të balancohet oferta dhe kërkesa e tregut të punës.

Ndërsa përfaqësuesit e Odës Ekonomike dhe biznesmenët e përshëndetën propozimin e Qeverisë duke theksuar se ndoshta nuk duhet të pritet deri në vitin 2019 por se me rikualifikim të kuadrove duhet të fillojë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat