Në fillim të javës që vjen, gjegjësisht të martën do te nënshkruhet Deklarata e përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Gjermaninë për njohjen reciproke te patentë shoferit, njofton Alsat.
Nga kjo dite Patenta e lëshuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë do të njihet edhe në Gjermani.
“Të martën firmoset deklarata e përbashkët midis MPB dhe ministrisë federale për trafik të Gjermanisë për pranimin e dyanshëm të patentë shoferit. Qytetarët tanë meritojnë edhe më shumë, kudo që ndodhen ata”, thuhet në njoftimin e MPB-së.