Nikolla Todorov: Do të votojë “pro” në referendum

Maqedonia

Nikolla Todorov: Do të votojë “pro” në referendum

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:19
Nikolla Todorov

Ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov nga radhët e OBRM-PDUKM-së, sot tha se do të votojë në referendumin e 30 shtatorit.

Ai në debatin e sotëm me temë “Debatojmë për NATO” nën organizimin Info qendrës për integrime euroatlantike, nën mbështetje të MPJ-së dhe ambasadës së Holandës, theksoi se pasi partia vendosi që secili të sjell vendim individual, ai do të dalë dhe votojë në referendum.

“Maqedonia duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe unë dua ta shoh Maqedoninë si pjesë e Aleancës. Ky është qëndrimi im. Unë e prita qëndrimin e partisë në lidhje me referendimin dhe kam të drejtë të vendosi si të dua. Nuk dal nga qëndrimi i partis, përkundrazi mendoj se qëndrimi im është në kuadër të qëndrimit të partisë”, tha Todorov.

Ai shtoi se i ka të qarta të gjitha pozicionet dhe në çfarë situate mund të jetë shteti.

“Gjitha aspektet i kam të qarta, por kjo është e arsyeshmja, ndërsa emocionalja nuk më lejon të votoj “pro”. Sipas meje OBRM-PDUKM-ja nuk mund ta bojkotojë referendumin, pasi nuk mund të jetë zë i vogël i izoluar i një grupi të qytetarëve, të cilët janë të helmuar. OBRM-PDUKM-ja duhet të jetë shumicë e fuqishme dhe për këtë arsye nuk mund ta bojkotojë referendumin”, tha Todorov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat