Tzanakopoulos: I dëshiroj sukses Zaevit dhe presim rezultat të mirë

Maqedonia

Tzanakopoulos: I dëshiroj sukses Zaevit dhe presim rezultat të mirë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 16:40
Dimitris Tzanakopoulos

Presim rezultat pozitiv në referendum dhe i dëshirojë sukses Zaevit, thekson zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa resor, Dimitris Tzanakopoulos, në takimin e sotëm me gazetarët, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

“Presim rezultat pozitiv, sepse vlerësoi se kjo do të jetë hapi i parë dhe vendimmarrës për marrëveshjen e Prespës që hy në fuqi. I dëshiroj sukses zotëri Zaevit dhe e presim rezultatin”, tha Tzanakopoulos.

Në takimin e sotëm me gazetarët, Tzanakopoulos edhe njëherë thekson se edhe përkundër qëndrimeve dhe pozicioneve të partnerit të Qeverisë, Panos Kammenos, marrëveshja e Prespës do të dorëzohet para Kuvendit grek dhe do të votohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat