Xhaferi takohet me ambasadoren e re të Australisë

Maqedonia

Xhaferi takohet me ambasadoren e re të Australisë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 18:46
Roth Karis Steward dhe Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Australisë në Republikën e Maqedonisë, me zyrë në Beograd Roth Karis Steward.

Në takim, ashtu siç kumtojnë nga kabinet i Kryetarit të Kuvendit, Xhaferi i ka dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë në Republikën e Maqedonisë, duke konstatuar se kjo është pasqyrim i vazhdimësisë së marrëdhënieve miqësore mes dy vende dhe se vizita e ministrin të Punëve të Jashtme të Austrisë vitin e kaluar, paraqet stimulim shtesë për realizimin e vizitave bilaterale.

Xhaferi, gjithashtu, shprehi interes për përparimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit kuvendor mes dy vendeve, në nivel të kryetarëve të kuvendeve dhe përmes grupeve për miqësi dhe bashkëpunim, të cilët krahas distancës gjeografike, formohen secilën mandat të rregullt në fillim të mandatit të Kuvendit, në këtë mënyrë vërteton interesin e deputetëve për bashkëpunim më të ngushtë.

Kryetari i Kuvendit informoi për aktivitet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ku është udhëheq me fushatën publikë për referendumin e 30 shtatorit dhe për hapat e ndërmarra në raport me integrimet euroatlantike të vendit gjatë periudhës së kaluar.

Ambasadroja Steward, duke falënderuar për mundësinë e shkëmbimit të mendimeve, posaçërisht në këtë periudhë intensive të vizitave ndërkombëtare, shfaqi gatishmëri që ta ruajë nivelin e komunikimit të pasardhëses së saj dhe se do të kontribuojë për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, posaçërisht në fushën e arsimit dhe dërgimit të studentëve nga Maqedonia në universitetet e Australisë.

Ajo potencoi për rëndësinë e rezultatit nga referendumi që është në interes edhe për Australinë.

Për marrëveshjen me Republikën e Greqisë, ajo theksoi se mund të shërbejë për shembull për mbarimin e bisedimeve për gjithë rajonin, ndërsa zbatimi i kësaj marrëveshje është kyçe në muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat