Maas: Zbatimi i marrëveshjes me Greqinë, hap perspektivën evropiane dhe integrimin e plotë në NATO dhe BE

Maqedonia

Maas: Zbatimi i marrëveshjes me Greqinë, hap perspektivën evropiane dhe integrimin e plotë në NATO dhe BE

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 19:43
Nikolla Dimitrov dhe Heiko Maas

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot, në Shkup, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili është në vizitë dy ditore në Maqedoni.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Dimitrov ja foli oër gjendjen aktuale të brendshme politike, për reformat vendore dhe prioritet e jashtme politike të Republikës së Maqedonisë, me theks tek aktualitetet lidhur me zbatimin e referendumit që do të mbahet më 30 shtator.

Shefi i diplomacisë gjermane ka dhënë mesazh të qartë për përkrahjen dhe inkurajimin që Qeveria e Maqedonisë të vazhdojë me zbatimin e reformave të brendshme, me theks në zbatimin e referendumit të suksesshëm dhe zbatim i plotë i marrëveshjes së Greisë, si hap kryesor për hapjen e perspektivës evropiane dhe integrim i plotë i Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.

Homologët kanë biseduar dhe mundësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe RF të Gjermanisë. Më pastaj, Dimitrov dhe Maas kanë biseduar edhe për përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe vazhdimin e kontinuitetin të shkëmbimit tregtar të Maqedonisë në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat