Zaev u takua me shefin e sapoemëruar të misionit të OSB-së në Shkup

Maqedonia

Zaev u takua me shefin e sapoemëruar të misionit të OSB-së në Shkup

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 20:04
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot e priti për vizitë shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja.

Në takim, Zaevi u falnderua për bashkëpunimin shumëvjeçar të frytshëm me OSB-në dhe shprehu gatishmëri për vazhdim dhe avancimin e këtij bashkëpunimi.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ai gjithashtu e theksoi edhe rolin e veçantë të cilin OSBE-ja e ka në ekzistencën e demokracisë në Maqedoni, si dhe stabilizimin e shtetit pas periudhës turbulente dhe krizës përmes së cilës ka kaluar Maqedoni, si dhe kontributi që kjo organizatë e dhe për mbështetjen e e përpjekjeve të vendit që t’i zbatojë reformat e domosdoshme dhe në përmirësimin e dialogut ndëretnik.

“OSBE dhe misioni në Shkup është faktor i rëndësishëm për Qeverinë e Maqedonisë, sidomos në procesin e zbatimit të agjendës së filluar reformuese. Në këtë drejtim presim se bashkëpunimi i njëjti i afërt dhe konstruktiv do të vazhdojë në bazë të gatishmërisë së dëshmues të misionit që t’i asistojë Qeverisë së Maqedonisë në arritjen e qëllimeve strategjike, anëtarësimet në BE dhe NATO “, tha kryeministri Zaev në takimin me ambasadorin Koja.

Gjithashtu, ambasadori Koja theksoi se edhe në të kaluarën, kjo organizatë, mbetet mike e Maqedonisë edhe në të ardhmen, e gatshme të ndihmojë atje ku mundet që të mbahet fokusi i reformave të filluara në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat