Meta-Thaçi: Shqiptarët në Maqedoni do të votojnë “për” në referendum

Maqedonia

Meta-Thaçi: Shqiptarët në Maqedoni do të votojnë “për” në referendum

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 20:30
Meta-Thaçi

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, ju bëri thirrje shqiptarëve në Maqedoni të marrin pjesë në referendumin që do të mbahet më 30 shtator dhe të votojnë “për” të ardhme të sigurt dhe evropiane.

Mesazhin Meta e drejtoi në takimin në Tiranë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për gjendjen e Maqedonisë dhe referendumi ku pritet “të vendoset fund problemeve me Greqinë:.

“Kryetar Meta e vlerësoi lartë qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reforma gjithëpërfshirëse dhe për kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese që janë të rëndësisë thelbësore”, thuhet në kumtesën e kabinetit Meta.

Kryetari i Republikës së Shqipërisë ka theksuar se faktori politik shqiptar në Maqedoni ka pasur rol të pazëvendësueshëm në procesin e transformimit të brendshëm polik dhe social, si dhe në integrimin e Maqedonisë në organizatat euroatlantike.

“Duke theksuar rëndësinë e integrimit të shpejtë të dy vendeve dhe rajonit, Kryetari Meta tha se Maqedonia është në nje moment të volitshëm dhe optimist pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë”, thuhet në kumtesën e Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat