Dëshmitarë të rinj për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Dëshmitarë të rinj për ngjarjet e 27 prillit

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 10:36
Pamje nga ngjarjet në Maqedoni

Sasho Koçevski, Ferid Muhiq, Kurto Dudush dhe gazetarja Dushica Murgja sot në Gjykatën Penale do të dëshmojnë për të enjten e përgjakshme të vitit 2017.

Dëshmitarët janë me propozim të Prokurorisë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokuroria propozoi 36 dëshmitarë, duke përfshirë dhe një dëshmitar të rrezikuar.

Në seancën e kaluar dëshmuan kryeministri Zoran Zaev, ministri i mbrojtjes, Oliver Spasovski, Damjan Mançevski, Petar Atanasovski, dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, si dhe deputetët Muhamed Zeqir, Frosina Remenski, Vesel Mehmedi, Petar Bogoevski, Hari Llokvenec, Katerina Kuzmanovska, Enes Ibrahimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat