Maqedonia nikoqire e forumit të liderëve të liberalëve në Evropën Juglindore

Maqedonia

Maqedonia nikoqire e forumit të liderëve të liberalëve në Evropën Juglindore

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 10:38
Rrjeti i liberalëve të Evropës Juglindore (LIBSEEN)

Rrjeti i liberalëve të Evropës Juglindore (LIBSEEN) me rastin e 10 vjetorit të krijimit të tij, sot në Shkup do të mbajë forum të liderëve, nikoqir i së cilës është Partia Liberal Demokrate në Maqedoni (PLD).

Siç është paralajmëruar, në forum do të marrin pjesë kryetari i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) Hans van Baalen, kryetari i LIBSEEN Roman Jaqiç, kryetari i Partisë Liberal Demokrate të Serbisë Çedomir Jovanoviq, ish-kryeministrja e Sllovenisë Alenka Bratushek, si dhe përfaqësues të tjerë nga Evropa.

Në forum nga organizatorët është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, zv.kryeministrit ë Maqedonisë Bujar Osmani, si dhe kryetarit të PLD-së në Maqedoni dhe deputetit, Goran Milevski.

Temë e forumit do të jetë bashkëpunimi 10 vjeçar i vendeve të rajonit dhe perspektivat e liberalizimit, si dhe përshpejtimi i proceseve integruese të vendeve nga Evropa Juglindore në NATO dhe BE: prioritetet, politika, zbatimi, integrimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat