Ndërron jetë një zjarrfikës gjatë intervenimit në shuarjen e zjarrit në Shkup

Maqedonia

Ndërron jetë një zjarrfikës gjatë intervenimit në shuarjen e zjarrit në Shkup

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Zjarrfikësi 47-vjeçar G.J nga Shkupi, dje ka ndërruar jetë pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, pasi ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në afërsi të Qendrës tranzitore për të huaj.

Zjarrfikësi me Ndihmën e Shpejtë është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” ndërsa ka ndërruar jetë në orën 18:30. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i zjarrfikësit është dorëzuar për autopsi.

Zjarri është lokalizuar në orën 16:30, ndërsa është djegur bar i thatë dhe disa materiale tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat