Departamenti i Shtetit: Maqedonia bashkëpunon në përpjekjet antiterroriste

Maqedonia

Departamenti i Shtetit: Maqedonia bashkëpunon në përpjekjet antiterroriste

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 10:23
Departamenti i Shtetit

Maqedonia bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekjet antiterroriste dhe është në koalicionin botëror për humbjen e ISIS-it, thuhet sot në raportin e Departamentit të Shtetit për terrorizëm dhe dhunë ekstremiste.

Qeveritë e Maqedonisë theksojnë se pjesëtarët dhe simpatizantët e ISIS janë të pranishme në vend. MPB dhe agjencitë e zbulimit vlerësojnë se më së paku 150 shtetas të Maqedonisë ka shkuar për t’ju bashkangjitur grupeve terroriste në Siri dhe Irak. Nga ato, 30 janë vrarë, 40 edhe më tej janë të pranishëm, ndërsa 80 prej tyre janë kthyer në Maqedoni, thuhet në raport.

Theksohet se Maqedonia ka marr masa për forcimin e legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve për luftën kundër terrorizmit dhe financimin e tyre, si dhe forcimin e sigurisë së internetit dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar.

Policia kufitare e dhe doganat e Maqedonisë janë anëtare të iniciativave për bashkëpunim kufitare, qëllimi i së cilave është formimi i bashkëpunimit ndërkufitar për siguri kufitare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në luftën kundër korrupsionit, krimit, transparencës dhe terrorizmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat