Vlladimir Pançevski merret në pyetje nga Prokuroria Themelore

Maqedonia

Vlladimir Pançevski merret në pyetje nga Prokuroria Themelore

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:19
Vlladimir Pançevski

Gjykatësi Vlladimir Pançevski sot është marrë në pyetje në Prokurorinë Themelore, si i dyshuar për keqpërdorime me sistemin elektronik për shpërndarjen e lëndëve (AKMIS) në periudhën kur ka qenë kryetar i Gjykatës Penale në Shkup.

Nga Prokuroria Themelore thonë se Pançevski akuzohet për dy vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “punë të papërgjegjshme në detyrën zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Prokuroria thonë se personat tjerë që janë ftuar për të dhënë dëshmi në Prokurori, deklaratat e tyre do t’i japin gjatë ditëve në vijim.

Përndryshe, ish-kryetari i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski, dyshohet se ka keqpërdorur sistemin AKMIS dhe lëndët e Prokurorisë Speciale i ka shpërndarë tek gjyqtarët të afërt me pushtetin e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat