Arrestohet një shtetas i Shqipërisë me dokumente të falsifikuara - Bota Sot
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë me dokumente të falsifikuara

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë me dokumente të falsifikuara

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Shtetasi i Shqipërisë i cili me letërnjoftim të rrejshëm italian, ka tentuar të dalë nga Maqedonia është arrestuar dje nga Policia e Maqedonisë.

Siç njofton MPB, dje në orën 17:50 në vendkalimin kufitar “Shën Apostol Pavle” – Ohër, për dalje nga Maqedonia është paraqitur G.D (28) nga Napoli – Itali, me letërnjoftim italian për të cilin u konstatua se është i falsifikuar.

“Nga kontrollet e kryera në bagazhin e tij, është gjetur letërnjoftim shqiptar në emrin K.G.(26) nga Tirana, Shqipëri. Personi është privuar nga liria dhe kundër tij është parashtruar padi penale për veprën ‘falsifikim i dokumentit'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...