Janushev: Qytetarët dinë si do të votojnë më 30 shtator

Maqedonia

Janushev: Qytetarët dinë si do të votojnë më 30 shtator

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 22:01
Igor Janushev

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev sot realizoi takim me qytetarët në Komunën Rankovce. Ai tha se qytetarët e gjithë vendit e dijnë se si të votojnë në referendumin e 30 shtatorit.

“Takohemi me qytetarët dhe bisedojmë në lidhje me temën më aktuale, e ajo është marrëveshja për ndryshim të emrit kushtetues, ndryshim të identitetit, ndryshim të gjuhës së neve maqedonasve”, tha Janushev.

Ai tha se ata si parti, besojnë në popullin, dhe besojnë se më 30 shtator qytetarët e Republikës së Maqedonisë dinë të vendosin.

Me rastin e festës krishtere Shën Mëria, sekretari i përgjithshëm Janushev e vizitoi Kishën “Shën Mëria”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat