Qeni e sulmon zyrtarin e Bankës Botërore në Shkup, ai e thyen këmbën duke ikur!

Maqedonia

Qeni e sulmon zyrtarin e Bankës Botërore në Shkup, ai e thyen këmbën duke ikur!

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 13:33
Ilustrim

Zyrtari i Bankës Botërore i cili është ne vizitë në mision në Maqedoni ka qenë i sulmuar nga qentë endacak dhe derisa ka vrapuar lumin Vardar në Shkup, ka thyer këmbën. Gjatë sulmit të qenve endacak, zyrtari ka kërkuar ndihmë, por nuk e ka marrë edhe pse në afërsi ka vërejtur persona me uniforma , njofton “sakamdakazham.mk” nga dëshmitarë të ngjarjes. I kanë ndihmuar njerëz tjerë që kanë qenë në afërsi.

Më pastaj i lënduari është mjekuar në një spital privat në Shkup.

Misioni i Bankës Botërore në Shkup e vërtetoi ngjarjen.

“Anëtari i ekipit të Bankës Botërore i cili është në vizitë në Maqedoni, ishte sulmuar nga qen endacak afër lumit Vardar. Nga frika ka kërcyer nga muri dhe ka lënduar këmbën. Ndihet mirë, por natyra e lëndimit është e tillë që i duhet kohë të mjekohet:, deklaruan për SKS nga Misioni i Bankës Botërore në Shkup.

“Banka Botërore i vjen keq për episodin e pakëndshëm. Shkupi është i këndshëm dhe mikpritës, por ne besojmë se është e rëndësishme të kontrollohet problemi i qenve endacak në zonat urbane në një mënyrë hymane për qentë, që siguron sigurinë edhe për qytetarët edhe për vizitorët e qytetit’, thonë nga Banka Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat