Stojanovska: Ministria e Shëndetësisë u shndërrua ministri e biznesit në katër sy

Maqedonia

Stojanovska: Ministria e Shëndetësisë u shndërrua ministri e biznesit në katër sy

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 15:11
Dafina Stojanovska

“Pas referendumit dhe përpjekjes së Zoran Zaevit ta fshijë ermin Republika e Maqedonisë dhe identitetit maqedonas po ndodh vjedhje brutale dhe tenderë milionëshe që ndahen për etërit, vëllezërit dhe miqve të kartelit kriminal në qeverisje. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, dhe kryeministri Zoran Zaev për thuajse një vit e gjysmë që ku është në qeveri vetëm gënjen. Në vend të realizimit të premtimeve, gënjehen qytetarët dhe të punësuarit në sektorin shëndetësor, ndërsa udhëhiqen interesat private biznesore”, tha Dafina Stojanovska nga OBRM-PDUKM-ja.

Sipas Dafina Stojanvskës, marrëveshjet për furnizime në katër sy, tenderë, janë specialitet i Zaevi dhe Venko Filipçes, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u shndërrua në Ministri për biznes në katër sy.

“Mediat përsëri shpallin furnizime skandaloze mes bijës së drejtorit dhe i ati pronar i mjeteve. Aktorë kryesorë përsëri janë Klinika e radio-terapisë dhe onkologjisë Panovski. Përsëri është arritur marrëveshje në katër sy për furnizimin e barnave nga zyra e Dr. Panovski në vlerë prej rreth 3 milionë denarëve. Paramendoni, procedura përsëri është me marrëveshje pa shpallje të konkursit. Arsyetimin përsëri e arsyetojnë se është rast i shpejtë dhe normal që ka vetëm një ofertë ku i ati ja ep drejtores aktuale”, tha Stojanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat