Ahmeti nga Kumanova: Qytetarët të votojnë në referendum, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër

Maqedonia

Ahmeti nga Kumanova: Qytetarët të votojnë në referendum, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 19:43
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në Kumanovë tha se “nuk ka plan “B”, është e nevojshme përkrahje e referendumit me të cilin afrohemi drejt NATO-s deh BE-së”.

Ahmeti shoti se më 30 shtator kemi mundësinë historike dhe duhet të votohet për shkak se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër.

Kryetari Ahmeti theksoi se më 30 shtator do të votohet për koncept, që na afron me filozofinë perëndimore dhe se anëtarësimi në NATO dhe BE është i nevojshëm, për shkak se hapen mundësinë për investime më të mëdha ekonomike, infrastrukturë, sundimi i së drejtës dhe zhvillim më i mirë i shtetit. Anëtarësimi në NATO, tha ai, do të thotë paqe dhe siguri.

-Të dalim më 30 shtator dhe të votojmë për të ardhmen e vendit, për fëmijët tanë, për nipërit tanë”, tha Ahmeti duke shtuar se delegacionet që vijnë na përkrahin, por ata nuk votojnë, por këtë e kanë qytetarët e Maqedonisë.

Të pranishmëve ju drejtua edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i cili tha se është i nevojshëm mobilizimi i plotë për këtë vendim kyç ku rrethohen qëllimet tona strategjike, anëtarësimi në BE dhe NATO.

“Gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme ju nevojitet arsimi evropian”, theksoi Ademi.

Të pranishmëve ju foli edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe planifikimit hapësinor, Sadulla Durakui cili gjithashtu ju bëri thirrje të pranishmëve të votojnë në referendumin e 30 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat