Ivanov: Të thuhet “Republika e Maqedonisë”, nuk është as turp e as frikë

Maqedonia

Ivanov: Të thuhet “Republika e Maqedonisë”, nuk është as turp e as frikë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 10:43
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara eë Amerikës ka realizuar vizitë në Kishën Ortodokse Maqedonase në Detroit. Ai gjatë fjalimit të tij, tha se asnjë politikan nuk ka mandat të negociojë për identitetin e një populli.

Gjorge Ivanov tha se shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk kanë votuar për programin, që sipas tij, parasheh ndryshime kushtetuese dhe ndryshim të emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rilindasit kanë luftuar për liri nga robëria shpirtërore. Revolucionarët kanë luftuar për liri nga robëria politike. Tani ne pas gjitha viktimave do të futemi në robëri të re? A do të distancohemi nga liria të quhemi sipas emrit tonë. A do të frikësohemi të themi se ekziston Republika e Maqedonisë, që të mos ofendojmë dikë. Të thuhet “Republika e Maqedonisë” nuk është as turp dhe as frikë”, tha Ivanov.

Ai mori pjesë edhe në liturgjinë e mbajtur në kishë dhe vizitoi fëmijët me prejardhje nga Maqedonia, që mësojnë mësim-besimin në këtë kishë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat