LSDM: Ivanov nuk është ai që vendos për të ardhmen e qytetarëve

Maqedonia

LSDM: Ivanov nuk është ai që vendos për të ardhmen e qytetarëve

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 12:20
LSDM

artia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Gjorge Ivanov, i cili nga SHBA-të tha se asnjë politikan nuk ka mandat që të negociojë për identitetin e një populli.

Nga LSDM thonë se Gjorge Ivanov ka vendosur që të mos e largojë idenë për izolimin e Maqedonisë.

“Është e qartë se Ivanov është mësuar t’u shkaktojë probleme qytetarëve të tij, madje edhe atyre që e votuan. Mbetja e fundit e regjimit kriminal të OBRM-PDUKM-së Gjorge Ivanov, është kundërshtar i demokracisë, pasi konteston mjetin më të rëndësishëm demokratik – votimin”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se për fat të mirë Ivanov nuk është ai që vendos për të ardhmen, duke thënë se ai është i parëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat