Për shtatë ditë, 170 persona të helmuar në Vinicë

Maqedonia

Për shtatë ditë, 170 persona të helmuar në Vinicë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:54
Vinicë

120 persona mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore në Vinicë, pasi kanë ndjerë simptoma të helmimit me ushqim, pasi kanë ngrënë në disa objekte hotelierike.

Nga fundjava e shkuar deri sot në Vinicë ka ndodhur helmim masiv i banorëve. Për shtatë ditë janë helmuar më shumë se 170 persona, ndërsa institucionet kompetente të Qendrës për Shëndet Publik, nuk kanë reaguar aspak.

Pas helmimit të javës së kaluar nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor deklaruan se janë dërguar ekipet në terren dhe si rezultat është mbyllur një lokal për shitjen e ushqimeve të shpejta.

Qytetarët kërkojnë përgjigje nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nëse dikush kryen kontrolle se çfarë ushqime dhe pije konsumohen në Vinicë dhe gjithë shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat