Rritet mbështetja për integrimet euroatlantike të Maqedonisë

Maqedonia

Rritet mbështetja për integrimet euroatlantike të Maqedonisë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 23:38
Shkupi

Me afrimin e ditës së referendumit, mbështetja për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO është në rritje të vazhdueshme, këtë e tregojnë të dhënat e një anketë të Agjencisë Rajting, e kryer pas kërkesës së “1TV”. Më shumë se 78 për qind e të anketuarve thanë se mbështesin integrimet euroatlantike, çka tregon mbështetje më e madhe për gjysmën e fundit të vitit, kur ishte nënshkruar marrëveshja e Prespës, kur rreth 66 për qind e qytetarëve mbështetën integrimin në BE.

Lidhur me marrëveshjen përfundimtare me Greqinë, pothuajse gjysma e qytetarëve të pyetur, 48.6 për qind thanë se në të ardhmen nuk mund të arrihet një marrëveshje më e mirë, ndërsa 33.2 për qind besojnë se një zgjidhje më e mirë mund të arrihet në të ardhmen.

Pak më shumë se gjysma ose pothuajse 53 për qind e qytetarëve, sipas këtij studimi, besojnë se Maqedonia është duke ecur në drejtimin e duhur, ndërsa një e treta ose 34 për qind nuk e japin mendimin e tyre. 10 për qind e të anketuarve besojnë se vendi është në status quo, domethënë nuk lëvizë as në drejtim të drejtë, as në drejtimin e gabuar.

Shumica e qytetarëve besojnë se çështja e referendumit është e qartë dhe e pajustifikueshme. 57.1 për qind e të anketuarve pajtohen me këtë pyetje, ndërsa 32.9 për qind nuk pajtohen. Pjesa tjetër nuk ishin të sigurt ose nuk pranonin të japin një përgjigje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat