Gjorge Ivanov mori pjesë në seancë e 73-të të OKB-së

Maqedonia

Gjorge Ivanov mori pjesë në seancë e 73-të të OKB-së

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:29
Gjorge Ivanov

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili dje ka marr pjesë në seancën e 73-të të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në New York, mori pjesë në ngjarjet në nivel të lartë, Thirrjen globale për aksion botëror për problemin me drogën, me të cilën udhëheq Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Kryetari i Maqedonisë, siç theksojnë nga zyra e tij, mori pjesë në hapjen solemne të Samitit të Paqes Nelson Mandela 2018, e cila u mbajt për nder të 100 vjetorit nga lindja e ish-liderit të Afrikës së Jugut.

Dje Ivanov mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump për përfaqësuesit e Kuvendit të OKB-së.

Është paraparë që Ivanov të mbajë fjalim para Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së më 27 shtator. Gjithashtu është paraparë që Ivanov të realizoi takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gueterres. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat