Policja e Kuvendit: Çavkovi dha urdhër të hap derën të merren incizimet

Maqedonia

Policja e Kuvendit: Çavkovi dha urdhër të hap derën të merren incizimet

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 17:34
Foto nga Gjykimi

Gjykimi për sulmin në Kuvendi më 27 prill vitin e kaluar, ku 33 persona janë të akuzuar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, vazhdoi me dëshmimin e polices së Kuvendit Aleksandara Bogoevska – Krstanovska. Ajo tha se me urdhër të shefit të sigurisë së brendshme, pas orës 14:00 ka mbyllur derën e hyrjes. Pas pak kohe, shefi i saj Aleksandar Jankoviq e kanë sjell të lënduar dhe ajo ka mbetur vet në vend të punës, për shkak se të gjithë kolegët tjerë kanë qenë në dhomën e konferencës për shtyp te deputetët e lënduar.

Në ora 20:00 e ka thirrur kolegu Goran Peshkov, dhe i ka thënë se ka urdhër nga Goran Goshevski, shefi i sigurisë së Trajko Veljanovskit, të lëshojë në dhomën e monitorimit dy kolegë nga DSK-ka.

“Erdhën dy personat me dy persona tjerë kolegë nga MPB-ja. Kolegu Sasho Markovski më tha të hapja, për shkak se ashtu është marrë vesh me Goranin. Unë ju thash se pa urdhër nga eprori im Jankoviç, i cili nuk ishte i qasshëm, i lënduar, nuk e hapi hapësirën”, tha Bogoevska-Krstanovska.

Pas kësaj, ajo ka thirrur në telefon tashmë të akuzuarin Goran Goshevski i cili i ka thënë ta hap dhomën e kontrollit dhe t’i linte të pranishmit të hynë.

“”Ai më tha se kolegët kishin ardhur për një evakuim më efikas të deputetëve të dëmtuar dhe se urdhri ishte nga drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Mitko Cavkov. Në kushte kur shefi i sektorit ishte në pushim, shefi i repartit në pushim, ndërsa eprori im i pa qasshëm, ndërsa Goran Goshevski i autorizuar, sepse për 10 vite ishte në krye të sigurimit të njeriut të dytë të shtetit, e hapa hapësirën monitoruese. Sasho Markovski dhe Oliver Radullov hynë. Mbetën 10 minuta dhe dolën”, dëshmoi policja.

Markovski dhe Radullov, të punësuar në DSK sipas akuzës kanë marrë hard disqet me incizimet e sigurisë – ata janë të akuzuar për ndihmë në kërcënimin terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat