Tupurkovski: Më 30 shtator lufta nuk është partiake por për bashkim

Maqedonia

Tupurkovski: Më 30 shtator lufta nuk është partiake por për bashkim

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:12
Tupurkovski

Në intervistë për AIM, Vasil Turpurkovski tha se marrëveshja për ermin duhet të pranohet si zgjidhja e vetme reale. Në referendum me 30 shtator nuk do të luftë partiake, por të luftojmë për bashkim. Kjo është më fitimprurëse në këtë referendum nëse si popull dhe qytetarë këtë e kuptojmë.

“Para 27 vjetëve kemi pasur një propozim krejtësisht të pranueshëm për zgjidhjen e problemit në marrëdhëniet Maqedoni-Greqi. Mundësinë nuk e shfrytëzuam. Tani Maqedonia dhe Greqia kanë gjetur zgjidhjet reciprokisht të pranueshëm. Të jemi real, kjo zgjidhje është më e keqe, por pas 27 vjetëve është e vetmja reale dhe eventualisht më të mirë nuk do të mund të gjendet pas dekadave të reja së bashku me gjenerata tjera të viktimizuar. Do të thotë që duhet pranuar marrëveshja në mes të dyja vendeve”, tha Tupurkovski.

Ai tha se për fat të keq, për një periudhë të gjatë ekzistojnë faktor politik të cilët tragjikisht e ndajnë popullin tonë, por shtoi, përfitimi më i madh nga referendumi është arritja e bashkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat